Dënimi i Salianjit/ Juristi Daci: Ka shkelje të lirisë së shprehjes. Besoj se Gjykata e Lartë do e zgjidhë çështjen siç duhet

Juristi Jordan Daci, në një lidhje me Skype në News 24 ka komentuar dënimin me një vit burg nga Gjykata e Apelit të ligjvënësit demokrat Ervin Salianji.

Daci tha se në këtë çështje ka shkelje të lirisë së shprehjes. Ai tha se beson se Gjykata e Lartë do e zgjidhë çështjen siç duhet.

Nuk e njoh dosjen e plotë, që të mund të them me saktësi gjithçka. Por mund të them disa gjëra, me aq sa di. Mungon kallëzimi, ndaj jemi në kufijtë e dënimit pa ligj. Aq më tepër që kemi të bëjmë me një deputet, që mund të ketë debate të ndryshme. Ka shkelje të lirisë së shprehjes, e cila është kriminalizuar. Kam besim se çështjen Gjykata e Lartë do ta zgjidhë siç duhet.

Për mua duhej t’i kërkohej autorizimi parlamentit dhe pasi të merrej autorizimi, duhej të bëhej ekzekutimi. Duhej refuzuar dorëzimi i Salianjit, pa marrë autorizim nga Kuvendi. Ky nuk është dënim i formës së prerë. Mandati i Salianjit do të përfundojë kur të jepet vendimi i Gjykatës së Lartë. Tani i përket Ervin Salianjit që të veprojë me qëllim që të lirohet”, tha juristi Daci.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Dënimi i Salianjit/ Juristi Daci: Ka shkelje të lirisë së shprehjes. Besoj se Gjykata e Lartë do e zgjidhë çështjen siç duhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook