Dinamo, Ilir Daja i lumtur: Bravo skuadrës, treguam karakter në fushë

Ilir Daja, tekniku i Dinamos dha mendimin e tij pas fitores 2-1 ndaj Vllaznisë.

“Që në momentin e parë, kam thënë që në javët e para duhet të jemi cinikë, për të rikuperuar gjendjen psikologjike. E ndjemë në pjesën e parë, për meritë edhe të Vllaznisë, kishim probleme me anën e personalitet, në pjesën e parë, në 15 minuta, nuk jam marrë fare me anën taktike.

Iu thashë që më mirë të dalin në fushë dhe ta humbasin ndeshjen me personalitet sesa ashtu. Na dha bonus dalja me karton të kuq e Salës, pastaj patëm shanse të përmbysnim ndeshjen. Rëndësi ka marrja e pikëve, për të rikthyer besimin. Shyqyr që ndërpritet kampionati pas 1 jave, sepse do të kemi edhe më shumë kohë për të punuar. Duhet të kemi vazhdimësi, kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Përmirësimi do të jetë më i dukshëm.  

Nuk fola shumë për taktikën, sepse nuk kishte gjëra shumë të mira nga ana taktike. Komponenti taktik është shumë i rëndësishëm, sot kishim probleme më shumë. Spostohej Toli dhe Bregu, kalimet nga Muzek dhe Hoxha duhet të ishin më të mëdha në kooridoret e gjysëhapësirave. Vllaznia sulmonte me 4-5, mbrapa qëndronte vetëm Krymi, i morëm vetëm 1 herë hapësirat. Kjo ishte pjesa e gabimit në manovrën e sulmit. Sot luajtëm 4-4-2 romb.  

Ne nuk kemi pasur kohë të punojmë 11 kundër 11. Zhvendosja e Bregut drejt gjysëm hapësirave, do të bëhej në momentin që Aliji do të kërkonte me forcë marrjen e fundores. Iu kërkova që të shkonin në fundore, i vetmi rast që shkuam ishte goli i barazimit. Në momentin që Aliji dhe Maliqi rinin mbrapa, Bregu rrinte i hapur. Donim që sulmuesit anësorë t’i fusnim në zona e golit.  

Gabuam kur filluam të luanim me krosa nga gjysmëfusha me Alijin dhe Tolin, duke ditur që mbrojtësat e Vllaznisë ishin shtatlartë.  

Bregu është lojtar që ka vlera për të bërë diferencën. Nesër do të ketë një “dush të ftohtë”. Nuk mund të godasë në diagonale, kur ka 2-3 lojtarë në zonë. Kur merret fitorja mbahet më mirë dushi i ftohtë.  

Karamba është një lojtar i ri dhe ka cilësi shumë të mira për të luajtur futboll. Sot ka qenë në gjendje jo të mirë cilësore. Gudiabi mund të bëhet ekran i mirë, por duhet të ndryshojë mënyrën e të luajturës.  

Karaba bënte distancë të madhe për të mbyllur Gurishtën. Të njëjtën gjë bënte edhe Tolin. Gudiabi harxhonte energji, sepse e merrte dhe e humbiste topin. Do jemi të durueshëm për ta ndërtuar lojën siç e kërkoj unë. Dua që lojtarët e mi të kenë më shumë personalitet në lojë. Po besuan do të bëjmë gjëra të mira”- tha ai.

Arena e Lajmit

Dinamo, Ilir Daja i lumtur: Bravo skuadrës, treguam karakter në fushë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook