“Heshtja për burgosjen e deputetit të PD, pafytyrësi”/ Faqja që mbështet Bashën reagon pas deklaratave të Gjekmarkajt: Pazar Rama-Berisha, më jep vulën, të jap Salianjin

I ftuar në emisionin Kjo javë në News 24, nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, duke komentuar heshtjen e Lulzim Bashës për dënimin e Salianjit, tha se është një akt paturpësie. “Mendoj se heshtja e tij është një akt pafytyrësie”, tha Gjekmarkaj ndër të tjera.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Gjekmarkajt, ka reaguar faqja e mbështetësve të Bashës. Faqja e mbështetësve të Bashës ka hedhur akuza ndaj dyshes Rama-Berisha, duke thënë se dënimi i Salianjit është pjesë e marrëveshjes së dy politikanëve.

Sipas mbështetësve të Bashës, gjithçka është një pazar, ku Rama i ka dhënë fillimisht vulën Berishës e nga ana tjetër ish-kryeministri ka lëshuar Ervin Salianjin. Sipas grupimit që mbështet Bashën, “pazari i ndyrë Berisha-Rama nuk mbulohet dot me mashtrime e lëpirje”.

“Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës? Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës? Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre”, thuhet në reagimin e faqes së mbështetësve të Bashës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Heshtja për burgosjen e deputetit të PD, pafytyrësi”/ Faqja që mbështet Bashën reagon pas deklaratave të Gjekmarkajt: Pazar Rama-Berisha, më jep vulën, të jap Salianjin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook