Mbeti shtatzënë kur ishte studente, Arjola Demiri zbulon kalvarin e vuajtjeve

Arjola Demiri është një nga aktoret më të dashura për publikun e veç karrierës, e njohim edhe si një nënë të përkushtuar. Ajo ka tre fëmijë, përkatësisht të moshave 17, 16 dhe 12 vjeç me të cilët ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Periudhën e adoleshencës që ajo po kalon tani me ta e përshkruan në një program televiziv si një ndër më të vështirat. Lidhur me temën e lejes së lindjes, Arjola shprehet se është bërë nënë kur ishte ende studente dhe pavarësisht se tani mendon që ka bërë zgjedhjen më të mirë duke qëndruar me fëmijët, asokohe dëshironte që paralelisht edhe të punonte.

Arjola Demiri: Unë kam qenë studente, kam qenë në vitin e katërt kur kam ngelur shtatzënë me Helgën, në universitet. Rubini ka ardhur direkt shumë afër, mbrapa…
Moderatorja: S’ke qenë në marrëdhënie pune në atë periudhë.

Arjola Demiri: Nuk kam qenë në marrëdhënie pune, por di të të them që e kam vuajtur shumë këtë pjesën që nuk isha në marrëdhënie pune, doja t’i bëja të dyja paralelisht.

Moderatorja: Por ndërkohë nëse do të kishe qenë në marrëdhënie pune, ti do të ishe shkëputur, do e kishe bërë lejen e plotë të lindjes?

Arjola Demiri: Sigurisht që do të isha shkëputur. Unë po të them siç e mendoja në atë kohë, e vuajta shumë këtë periudhën që shoqet e mia ishin në punë, sapo kishin startuar të dilnin në skenë, e vuajta shumë. Më pas, nëse analizoj, them që karriera dhe fëmijët, ndoshta, unë për faktin që e nisa shumë vonë karrierën duke qenë se bëra 10 vjet pauzë dhe them që kam bërë shumë mirë sepse e kam shijuar, e kam shijuar çdo moment me ta dhe është një periudhë shumë e rëndësishme që duhet t’u rrish afër. Është shumë e rëndësishme që nënat të kalojnë etapën deri në 5 vjeç me fëmijët e tyre. Unë e kam shijuar këtë dhe në këtë periudhë që jam, them që kam bërë shumë mirë që kam bërë zgjedhjen më të mirë.

Mbeti shtatzënë kur ishte studente, Arjola Demiri zbulon kalvarin e vuajtjeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook