“Parlamenti s’do ketë më paqe”/ Gjekmarkaj për seancën e së hënës: S’mund të kemi marrëdhënie normale me maxhorancën, opozita po shihet si armike

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24, u pyet nga moderatorja Nisida Tufa se çfarë do të ndodhë në seancën e së hënës, pasi parlamenti pritet që të nisë seancën plenare të hënën.

Gjekmarkaj tha se parlamenti tashmë e tutje nuk do të ketë më paqe. Ai tha se nuk mund të ketë marrëdhënie normale me maxhorancën, e cila sipas tij, kërkon të asgjësojë opozitën.

Agron Gjekmarkaj: Kur institucionet kthehen në bunker dhe nga frëngjitë e tyre lëshohen goditje ndaj opozitës, atëherë jemi shndërruar në autokraci. Opozita po konsiderohet si armike. Ata shfaqen sikur ata duan progresin, sikur ata janë patriotët e ne tradhtarët. Trupi i PS është një organizëm pa shpirt, ku duartrokitet vetëm lideri. PS sot është një parti totalitare. PD nuk mund të ketë më marrëdhënie normale me maxhorancën, sepse PS nuk ofron mundësi bashkëpunimi.

Ne do diskutojmë dhe vendimet do i merrni vesh. Në parlamentin e Shqipërisë nuk do ketë më paqe, kur opozita burgoset për fjalën e lirë. Nuk do ketë asnjë grimcë normaliteti, me ata njerëz që na shohin neve si armiq. Nuk mund t’i dhurosh dorën dikujt që do të të zhdukë. Ne po qëndrojmë deri në fitore, ne nuk do ndalemi.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Parlamenti s’do ketë më paqe”/ Gjekmarkaj për seancën e së hënës: S’mund të kemi marrëdhënie normale me maxhorancën, opozita po shihet si armike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook