Plazh në shtator, Saranda mbetet e preferuar për turistët e huaj dhe ata vendas

Moti me diell, temperaturat e larta ka bërë që Saranda të jetë ende vendi i frekuentuar edhe në këto ditë fund shtatori nga pushues të shumtë nga vendi dhe nga ata të huaj. Gjeografia e tyre janë të ndryshëm, si polakë por edhe italianë

“Unë jam nga Polonia. Polakët e dashurojnë Shqipërinë. Këtu është bukur. Saranda është një vend shumë i bukur. Më pëlqen koha, plazhet , vajzat. Është një vend ndërkombëtar. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të jem këtu, të shoh si jetojnë njerëzit, të shijoj ushqimet. Të shoh si është këtu…”.

“ Jam Methju, jam nga Polonia dhe e dashuroj Sarandën. Vendi më i mirë në botë. Ne kemi ardhur nga Polonia . Ne fillim vizituam Maqedoninë, pastaj Greqinë dhe tani jemi këtu në qytetin e bukur të Sarandës. Të jem i sinqertë ishte një zgjedhje e rastësishme . Nuk e di pse pikërisht Saranda, por është vendimi më i mirë që kemi marrë. Nëse do tw më duhet të them diçka për këtë qytet, do të them se është shumë i bukur, njerëzit janë të mrekullueshëm. Kaluam 5 ditët më të bukura të jetës tonë këtu. Nëse dikush do të më pyeste se ku të shkoj për pushime, padyshim që do t’i rekomandoja Sarandën”.

“Saranda është e bukur. Një qytezë e bukur me një det të bukur. Do ta rekomandoja sepse edhe pse në fund të sezonit, sigurisht është  më e qetë krahasuar me korrikun dhe gushtin dhe është akoma ngrohtë edhe në shtator. Çmimet janë të ulëta.Njerëzit janë të qetë, paqësorë dhe të përkushtuar  ndaj turizmit. Prandaj gjithçka  është e pastër. Sigurisht që do t’ua rekomandoj miqve . Sigurisht që do të shndërrohet në destinacion për të gjithë”.

“Jam italian. Saranda është qytet i bukur. Është qytet me këtë det të bukur dhe shumë të mirë. Saranda shof se është e vlerësuar edhe nga shumë turistë nga kombësi të tjera jo vetëm italianë. Të pushosh në Sarandë është gjëja më e mirë që mund të bësh në jetën tënde. Është bukur, është mirë, është edhe më lirë”.

Ndërkohë operatorët turistikë shprehen se sezoni i plazhit është zgjatur dhe prenotimet vijojnë ende edhe për muajin tetor.

Arena e Lajmit

Plazh në shtator, Saranda mbetet e preferuar për turistët e huaj dhe ata vendas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook