Më shumë se sa pikët e lënë kundër Bilabo-s, në Romë u shqetësuan për dëmtimin e Paulo Dybala-s. Për fatin e mirë të trajnerit Juric nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por sërish argjentinas është i detyruar të qëndrojë jashtë fushës së lojës për dy ndeshjet e radhës, kundër Venezia-s në Serie A dhe kundër Elfsborg në Europa League.
Sipas Corriere dello Sport, Dybala do të jetë në dispozicion të Romës për takimin kundër Monza-s më 6 tetor.
()