Automjeti përmbyset në mes të rrugës, mister fati i drejtuesit/ ARRSH ka lënë pa ndriçim dhe sinjalistikë segmentin…

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bajkaj në Delvinë.

Një automjet dyshohet se është përplasur me rrethrrotullimin, që ndodhet në afërsi të ketij fshati, pjesë e aksit Kardhiq-Delvine.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kane gjetur një automjet të aksidentuar, të përmbysur në rrugë, por në vendin e ngjarjes nuk ndodhet asnjë person.

Policia ka kontrolluar zonën dhe paralelisht ka nisur mbledhjen e informacionit lidhur me identifikimin e drejtuesit te mjetit.

Sektori i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policise Sarandë i ka bërë herë pas here kërkesë ARRSH për vendosjen e sinjalistikes dhe ndriccimin e aksit rrugor ku ndodhet rrethrrotullimi, mungesa e të cilave mendohet se ka qenë dhe shkak për aksidentin.

Arena e Lajmit

Automjeti përmbyset në mes të rrugës, mister fati i drejtuesit/ ARRSH ka lënë pa ndriçim dhe sinjalistikë segmentin…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook