Elbasan/ Automjeti humb drejtimin dhe përplaset me bordurën mbrojtëse, plagoset një person

Një aksident është regjistruar mesditën e të Dielës në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur mbikalimi i Paraburgimit të Bradasheshit

Në aksident është përfshirë automjeti tip Hyndai me drejtuese shtetasen M. K 47 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e Hyndait ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për pasojë personi që ndodhej në sediljen e parë si pasagjer ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Rrethit Elbasan.

Arena e Lajmit

Elbasan/ Automjeti humb drejtimin dhe përplaset me bordurën mbrojtëse, plagoset një person

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook