Tirana shijon fitoren e parë në kampionat. Bardheblutë mundën 2-1 SkëndErbeun, në sfidën e luajtur në “Air Albania”.
Rashica përktheu në gol një penallti në minutën e 38-të, duke bërë që korçarët të marrin “frenat” e ndeshjes. Të besuarit e Shkëmbit përmbysën takimin në pjesën e dytë, falë dopietës së Prengaj.
Tirana shkon në kuotën e 9 pikëve, në vendin e shtatë. Ekipi i Gvozdenovic ka 7 pikë dhe renditet në vendin e tetë, pas 7 javësh kampionat.
(J.S/)