Kaos në Madrid. Derbi mes Atleticos dhe Reali u ndërpre në minutën e 70-të, për të rifilluar më pas.
Shkak për këtë vendim të arbitrit janë bërë hedhja e sendeve nga tifozët e Los Colchoneros.
Gjyqtari nuk hezitoi të dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes, deri sa situata u qetësua dhe ndeshja në “Wanda Metropolitano” vijoi normalisht.