“Më mungon më shumë se kurrë”, vajza e ish-Presidentit Nishani përkujton të atin në ditëlindjen e tij

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta dy vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë, do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes.

Sot, në ditëlindjen e tij, e bija e ish-presidentit, Fiona, ka rikujtuar të atin me një foto krah tij.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotot me babanë, ndërsa ka shkruar se sa shumë i mungon.

“Më mungon më shumë se kurrë. Sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit, dhe ndërroi jetë më 22 maj 2022, pasi vuante nga një sëmundje auto-imune.Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë post përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

Arena e Lajmit

“Më mungon më shumë se kurrë”, vajza e ish-Presidentit Nishani përkujton të atin në ditëlindjen e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook