“Në 6 tetor të hidhemi në sulm!”/ Berisha motivon demokratët: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

Kryedemokrati Sali Berisha ka motivuar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD të tijët, duke u bërë thirrje për “t’u hedhur në sulm kundër narkoqeverisë”.

Berisha u shpreh se në përgjigje të “deklaratave të luftës” nga ana e qeverisë, me rastin më të fundit, arrestimin e Ervin Salianjit, demokratët duhet të sulmojnë duke përdorur gjithë mjetet e mosbindjes civile.

“Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 6 tetor”, u shpreh Berisha.

Ai vijoi duke nënvizuar se qeveria duhet të paralizohet deri në vendosjen e qeverisë teknike.

“Pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj edhe ne do të kalojmë në sulm. Edi Rama ka instrumente për të na burgosur, por ne me guximin e revoltën tonë, e paralizojmë anekënd vendit këtë narkoqeveri kriminale, armike e egër e lirive. Të hidhemi në sulm me të gjithë mjetet e mosbindjes civile. Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 6 tetor. O sot o kurrë, pa kthim mbrapa. Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike”, u shpreh ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

“Në 6 tetor të hidhemi në sulm!”/ Berisha motivon demokratët: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook