Salianji në burg, Dhuli: Deputetët e PD kanë vetëm dy rrugë/ Baçi: Duhet të ketë reagim të fortë…

Avokati Skerdiljan Dhuli dhe deputeti Luan Baçi në rubrikën “Opinion” në News24 e konsideruan si vendim politik atë të dhënë nga Gjykata e Apelit ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit për të kryer dënimin me 1 vit heqje lirie.

Dhuli tha se Salianji është një i burgosur politik, i cili sot po paguan hakmarrjen e Edi Ramës, për denoncimet që i ka bërë lidhjeve të qeverisë me krimin.

“Salianji paketoi për në shtëpi dy nga ministrat e Brendshëm të Edi Ramës, duke denoncuar lidhjet e tyre me krimin”, tha Dhuli.

Ndërsa deputeti Luan Baçi tha se vendimi për dënimin e Salianjit është një precedent negativ, për shkak se mbi logjikën që u përdor, secili nga ne mund të paguajmë lirinë ashtu siç po e paguan Salianji.

“Ne duhej të kishim reaguar shumë fuqishëm që në ditën kur iu vendos masa e sigurisë Sali Berishës”, tha Baçi.

Baci
Baci

Ndërsa avokati Dhuli tha se dosja e dënimit të Salianjit është e njëjtë me dënimin që i kanë bërë gjyshit të tij në 1949. “Kam lexuar dosjen e dënimit të gjyshit tim në 1949, është e njëjtë me atë të dënimit të Salianjit në 2024”, tha Dhuli.

Në vijim ai u shpreh se deputetët e PD kanë dy rrugë: ose grevë urie në Parlament, ose shok qelie me Salianjin në burgun e Fierit.

“Ervin Salianji është atje ku është falë guximit të tij. Ai shkoi në 2016 në parcelat me drogë, duke denoncuar atë që ndodhte, jo kushdo mund ta bënte këtë”, tha Dhuli.

Skerdjan Dhuli
Skerdjan Dhuli

Ndërsa Baçi ka kërkuar nga ndërkombëtarët që janë të atashuar në Tiranë që të reagojnë dhe të mos heshtin.

“Ndërkombëtarët janë vërtet këtu për të mbrojtur interesat e vendeve të tyre, por ato nuk mund të heshtin kur po shkelen të drejtat e njeriut, kur po dënohen deputetë të opozitës, gjasme nga kjo drejtësia e reformuar, pasi ky është një dënim që i bëhet opozitës në tërësi”, tha Baçi.

 

Arena e Lajmit

Salianji në burg, Dhuli: Deputetët e PD kanë vetëm dy rrugë/ Baçi: Duhet të ketë reagim të fortë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook