Zgjedhjet 2025/ Roli i votës së diasporës, ja tre qarqet ku pritet të kthehet në një faktor kyç

Vota e diasporës pritet të luajë një rol vendimtar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në tre qarqe kryesore: Lezhë, Elbasan dhe Durrës. Në kundërshtim me perceptimin e përgjithshëm, Dibra dhe Kukësi nuk janë më qarqet më të prekura nga mospjesëmarrja e votuesve emigrantë.

Nga statistikat e periudhës 2011-2023, kuptohet qartë se emigrimi masiv ka ulur pjesëmarrjen në zgjedhje në disa qarqe, duke krijuar një kurbë mospjesëmarrjeje që lidhet drejtpërdrejt me largimin e popullsisë.

  • foto galeri

Sipas të dhënave të fundit nga zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Vlorë dhe Fier, ndërsa qarqet që pritet të përfitojnë nga vota e diasporës si Lezha dhe Elbasani kanë treguar norma të pjesëmarrjes që kanë filluar të rriten. Lezha ka regjistruar një pjesëmarrje prej 39.6%, ndërsa Elbasani ka shënuar një normë prej 38.8%. Durrësi është gjithashtu një qark kyç, ku vota e emigrantëve pritet të ndikojë fuqishëm në rezultatin përfundimtar.

  • foto galeri

Një nga pyetjet më të rëndësishme që shtrohet është nëse ka politika specifike që synojnë të përfshijnë votuesit emigrantë në proceset zgjedhore. Disa çështje që prekin drejtpërdrejt këtë komunitet përfshijnë regjistrimin e tokave bujqësore në bazë të ligjit 7501, dhënien e banesave sociale përmes programeve të rindërtimit, dhe ofrimin e lehtësirave për familjet që kanë anëtarë në emigrim.

  • foto galeri

Pritet që angazhimi i pushtetit vendor në këto aspekte do të jetë vendimtar për të shtuar pjesëmarrjen e votuesve emigrantë në zgjedhjet e ardhshme.

  • foto galeri

Në përgjithësi, ndërsa Kukësi dhe Dibra mbeten ndër qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, me përkatësisht 49.6% dhe 46.6%, pritet që qarqet si Lezha, Elbasani dhe Durrësi të përfitojnë më së shumti nga vota e diasporës, duke ndikuar direkt në rezultatet e mandateve parlamentare. Kjo mund të ndryshojë dinamikën politike në këto zona, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në përfaqësimin e tyre në Kuvend.

  • foto galeri
Arena e Lajmit

Zgjedhjet 2025/ Roli i votës së diasporës, ja tre qarqet ku pritet të kthehet në një faktor kyç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook