Big Brother Vip Kosova do të startojë edicionin e tretë të tij në datë 2 tetor.
Tashmë produksioni po bën gati detajet e fundit të shtëpisë më të famshme në Kosovë, e cila kete sezon vjen me disa ndryshime edhe me prekjen e producentes ekzekutive, Olsa Muhameti.
Kjo e fundit konfirmoi ditën e djeshme në një intervistë se moderator i këtij programi do vijojë të jetë Alaudin Hamiti, shkruan Vip Magazine.
Duket se në krah të tij edhe këtë sezon do të shfaqet sërish Jonida Vokshi duke qenë se dyshja janë parë shumë të afërt këto kohë në evente publike.
Olsa Muhameti tha në një intervistë se kasti i konkurrentëve do të jetë më i veçanti që është parë ndonjëherë në një reality show.
Ndonëse produksioni nuk i ka konfirmuar ende, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë disa emra të mundshëm për të qenë banorë të BBVK këtë sezon.
Mes tyre janë edhe Butrint Imeri, Meda, Mevlan Shaba, Zoja Nushi, Arbër Zeka, Adnan Blaku, Egzon Sahiti, Fatlume Popovci etj./Vip-Magazine.al/