“Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte”, Paloka tregon se çfarë bisedoi me Salianjin para se të shkonte në burg

Deputeti Edi Paloka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka treguar detaje nga biseda që ka bërë me Ervin Salianjin pak para se të vetëdorëzohej në polici, për të përfunduar më tej në burgun e Fierit.

Ai rrëfen se Salianji ishte shumë i vetëdijshëm në lidhje me atë se çfarë po i ndodhte dhe që po shkonte drejt qelisë.

“Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte. Më tha se do të vijonte të ishte i angazhuar nga burgu me aq sa mundej”, u shpreh Paloka.

Sa i përket faktit nëse dënimi e penalizoi Salianjin në karrierën e tij politike, Paloka u shpreh se ka ndodhur e kundërta.

Sipas tij, kjo që ndodhi ishte medalje për deputetin demokrat.

()

Arena e Lajmit

“Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte”, Paloka tregon se çfarë bisedoi me Salianjin para se të shkonte në burg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook