Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal

Luis Enrique trajneri i Psg ka përjashtuar sulmuesin Osmane Dembele, nga lista e të grumbulluarëve për sfidën e rëndësishme ndaj Arsenalit në Emirates, për Champions League. Mediat në Francë theksojnë se ky përjashtim ka ardhur për arsye disiplinore, pasi mes të dyve ka patur një debat të ashpër, pas sfidës të së premtes së shkuar, kur Psg arriti të fitonte ndaj Rennes me shifrat 3-1. Pas këtij debate, duket se tekniku spanjoll nuk e ka pëlqyer sjelljen e sulmuesit të tij, ndaj ka vendosur mos ta thërrasë për sfidën ndaj Arsenalit në Londër. Një mesazh i qartë ky I dhënë nga trajneri, se askush nuk është mbi ekipin.

Megjithatë për Psg gjërat po shkojnë mire në kampionat për kampionët parizien, që edhe pas javës së 6-të dhe pas fitores ndaj Rennes mbajnë vendin e pare së bashku me Monaco me nga 16 pikë.

Ndërkohë ka ardhur edhe humbja e pare e sezonit për Marseille e De Zerbit. Marsejezët u mposhtë në transfertë 1-0 ndaj Strausburg, duke mbetur kështu në vendin e 3, me 3 pikë më pak se sa kryesuesit e Ligue 1.

Arena e Lajmit

Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook