Pezullohet Samuel Eto’o, FIFA merr vendimin për ish-Presidentin e Federatës së Cameroon

Ish-lojtari i Kamerunit, Samuel Eto’o, është pezulluar nga FIFA për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet sportive.

Eto’o, i cili ka qenë president i federatës së futbollit të këtij vendi që nga viti 2021, u përball me dy akuza nga një incident në Kupën e Botës për Femra U20 në Kolumbi më 11 shtator.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga FIFA, Eto’o ka thyer rregullat disiplinore në lidhje me “sjelljet fyese dhe shkeljet e parimeve të lojës së ndershme”, apo edhe “sjellje të parregullt si zyrtar”.

“Ky pezullim pengon atë të marrë pjesë në ndeshjet e meshkujve dhe femrave të kombëtares së Kamerunit, të të gjitha kategorive dhe grupmoshave”, – njoftoi FIFA.

Kjo periudhë deri në mars përfshin ndeshjet e ekipit kombëtar të meshkujve në grupet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 dhe Kupën e Kombeve të Afrikës 2025.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Pezullohet Samuel Eto’o, FIFA merr vendimin për ish-Presidentin e Federatës së Cameroon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook