Quajeni java e rikthimit të bomberave tek goli. Kjo javë e 6 e Serisë A, mund të konsiderohet si java e “çlirimit”, për dy bomberat e kampionatit italian, Dusan Vlahoviç e Lautaro Martinez. Të dy të kritikuar për nisjes e sezonit nga mediat në vendin fqinj, ishin duke kaluar një periudhë negative. Si Thiago Motta po ashtu Simone Inzaghi kishin dal publikisht në mbështetje të sulmuesve të tyre kryesore.
Në fakt goli shërben për të “hedhur” pas momentin jo, dhe Vlahoviç e Lautaro shënuan nga një dopietë madje me shpresën se do të rikthehen sërish të jenë vendimtarë me golat e tyre për Juventusin dhe Interin.
Vlahoviç në fakt ndryshe nga Lautaro, vinte me 2 gola të realizuar, ato të javës së 2-të ndaj Veronës, megjithatë tek Juventus presin që ai të jetë në kontakt me golin më shpresh dhe sidomos pas 3 barazimeve 0-0, serbi ishte në qendër të kritikave nga mediat në Itali. Megjithatë 2 gola të tij në Marassi ndaj Genos dhe fitorja 0-3 e “Zonjës së Vjetër”, mund të jenë një ogur i mirë, për rikthimin e sulmuesit serb dhe ekipit bardhezi sërish tek potenciali i shprehur në ndeshjet e para të sezonit.
Pak i ndryshëm diskutimi për Lautaron. Ai vinte pa asnjë gol dhe me vetëm 1 asist pas 5 ndeshjeve të para. Shifra jashtëzakonisht negative, po të kihet parasysh se po flasim për golashënuesin më të mirë të sezonit të shkuar, me 24 gola. I ndjerë i tradhëtuar nga vetja i tij, Lautaro po e vuante psikologjikisht shumë mos gjetjen e golit në këto javë të para. Megjithatë sfida ndaj Udineses duket se i dha fat. Nga një gol për çdo pjesë, i dhanë fitoren e shumëkërkuar Interit 2-3, sidomos pas humbjes në derbi.
Tek Vlahoviç e Lautaro tifozët e Juventusit e Interit presin shumë. Në Torino dhe Milani shpresojnë se golat e fundjavës mund të kenë shërbyer për të kaluar “krizën” për bomberat e Serie A.