Debate të forta në Këshillin Bashkiak në Shkodër, këshilltarët përplasen për punësimet dhe rritjen e pagave

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër është shoqëruar me debate mes të majtëve dhe të djathtëve. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “” se shkak për debatet janë bërë disa vendime, si ai për rritjen e pagave apo dhe punësimet e reja.

“Një prej pikave të diskutuara ishte rritja e pagave të punonjësve, i cili duhet të miratohet nga të gjitha bashkitë. Kjo gjë është bërë temë debati mes këshilltarëve, duke hasur një kundërshti nga ana e përfaqësuesve të opozitës, të cilët e kanë votuar kundër. Sipas tyre, Shkodra ka probleme shumë më të mëdha para pagave. Po kështu ata kanë debatuar për rritjen e numrit të punonjësve në disa institucione të varësisë, duke risjellë në skenë largimin e shumë punonjësve dhe detyrimeve të shkaktuara për shkak të vendimeve gjyqësore”, raportoi gazetari Nikshiqi.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një numër prej 40 personash të larguar dhe po kaq të punësuar rishtas. Ky vendim ka kaluar me votat e këshilltarëve të PS dhe PSD.
Të djathtët kanë kërkuar llogari pasi 87% e buxhetit shkon për paga dhe shpenzime operative. Sipas tyre, me 13 % shpenzime kapitale, bashkia kthehet në një agjenci punësimi. Ata thanë se vendimi duhej të shoqërohej dhe me formulën për rritjen e pagave.

Arena e Lajmit

Debate të forta në Këshillin Bashkiak në Shkodër, këshilltarët përplasen për punësimet dhe rritjen e pagave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook