Deputetët e PD në Asamblenë e PE, Bylykbashi: Izolimi i Berishes antikushtetues, arrestimi i Salianjit është hakmarrje politike

Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi kanë vizituar sot Asamblenë e Parlamentit Europian, ku kanë shpalosur ankesat e tyre për çështjet e izolimit të Sali Berishës dhe arrestimeve të Ervin Salianjit dhe Fredi Belerit.

Në fjalën e tij, Bylykbashi vuri theksin tek synimi i qeverisë për mbajtjen e pushtetit me vota të blera nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe presionit të pushtetit.

Bylykbashi bëri një përmbledhje të situatës politike me të cilën po përballet Partia Demokratike këto tre vite të cilat sipas tij vijnë nën sulmet e vazhdueshme të kryeministrit.

“Rama ka përdur të gjitha mjetet, përfshirë drejtësinë e kapur politikisht për të rrënuar PDSH-në dhe opozitën dhe për ta nxjerrë jashtë sistemit politik. Ky sulm vazhdon edhe aktualisht” tha ai.

RENDITJA E FAKTEVE NGA DEPUTETI OERD BYLYKBASHI NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË PPE

“- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese po injorohen hapur. Institucionet e pavarura kontrollohen nga shumica qeverisëse.
– Mediat kapen apo ushtrohet presion dhe ka raste kur gazetarë gjithashtu janë kontrolluar dhe arrestuar pa urdhër gjykate.
– Gjyqësori është nën kontrollin politik ndërsa ekonomia është e centralizuar në duart e miqve të kryeministrit dhe oligarkëve.

Për momentin, tre figura politike të opozitës janë në arrest politik ose në burg; dy janë deputetë të grupit parlamentar të partisë demokratike.

1. Kreu i PD-së dhe opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej një viti. Asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët. Arrestimi i tij është antikushtetues pasi Parlamentit nuk iu kërkua heqja e imunitetit që kërkohet përpara kufizimit të lirisë së një deputeti.

2. Kryetari i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga opozita, Fredi Bejleri, nga minoriteti grek, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ai fitoi zgjedhjet, por u bllokua nga prokurorët dhe gjykatat për të bërë betimin me urdhër të kryeministrit Rama.

3. Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PDSH-së Ervin Salianji u dënua me një vit burg. Gjithçka që bëri ishte denoncimi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen, vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por deputeti ynë është në burg sot që flasim, vetëm për hakmarrje politike.

Të tre rastet janë të bazuara në prova të fabrikuara.

Këto janë fakte të pastra. Nuk është çudi nëse ne që përfaqësojmë sot PDSH-në këtu në këtë Asamble Politike, mund të arrestohemi për denoncimin e kryeministrit Rama.

Kjo është arsyeja pse kthimi i PDSH-së në forumet e PPE-së është kaq i rëndësishëm në këto muaj para zgjedhjeve.

Ne sot bëjmë thirrje për mbështetjen e fortë dhe të zëshme të PPE-së dhe partive simotra, në përpjekjet tona për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të bërë të mundur rotacionin demokratik të pushtetit”, tha Bylykbashi në PPE.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi, morën pjesë në takimin e rradhës së Asamblesë Politike të PPE. Ky është takimi i parë i këtij forumi pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian ku forcë e parë fituese ishte PPE. Pjesë të rëndësishme të takimit zuri edhe prezantimi i Komisionererëve Europianë të propozuar nga PPE.

Takimi u përshëndet nga Marteb Weber, president i PPE, Roberta Metsola, Presidente e PE, Friedrich Mertz, Kryetar i CDU, kandidat për kancelar në zgjedhjet e ardhme gjermane.

Në takim u nderua kujtimi dhe kontributi i ish deputetit të PD, Gerti Bogdani.

Sekretari i Përgjithshëm i PPE uroi mirëseardhjen e PD në familjen politike të PPE.

Në takimet me z. Weber, President i PPE; ishte edhe znj. Dubravka Suica, Komisionere e propozuar për Mesdheun; dhe Doris Pack, Presidente Nderi e EPPW.

Arena e Lajmit

Deputetët e PD në Asamblenë e PE, Bylykbashi: Izolimi i Berishes antikushtetues, arrestimi i Salianjit është hakmarrje politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook