Jasir Asani shkëlqen edhe në Champions, sulmuesi kuqezi realizon sërish dhe bëhet golashënuesi më i mirë i turneut

Jasir Asani vijon të shkëlqejë me fanellën e skuadrës koreane të Gwangju. Këtë herë futbollisti i kombëtares tonë, ka realizuar në Champions League-n aziatike, teksa Gwangju po fiton për momentin 0-1, në transfertë ndaj japonezëve të Kawasakit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pasi shënoi 3 gola në ndeshjen e parë historike të Guangju në këtë turne, ka gjetur edhe sot rrugën e rrjetës.

Ai transformoi me saktësi një penallti, duke çuar sferën në rrjetë për të kaluar para skuadrën e tij në një sfidë ndaj një prej ekipeve me traditë ndërkombëtare që luan rregullisht në këtë turne.

Për Asanin ky ishte goli i katërt në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke u bërë menjëherë golashënuesi më i mirë i këtij edicioni dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha jo vetëm në Azi, por edhe në Europë, ku ai pret të kthehet vitin e ardhshëm.

Arena e Lajmit

Jasir Asani shkëlqen edhe në Champions, sulmuesi kuqezi realizon sërish dhe bëhet golashënuesi më i mirë i turneut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook