Nuk futen në fushë si favorit, por te Lille do provojnë mrekullinë, teksa përballë të mërkurën do të ketë Real Madrid. Trajneri i ekipit francez, Bruno Genesio, motivoi në maksimum skuadrën, në konferencën për shtyp.
“Nëse hyn në fushë si viktimë dhe i thua vetes se ndeshja është e humbur, më mirë qëndro në shtëpi. Porn ë të njëjtën kohë duhet të tregohemi edhe realist, do të përballemi me klubin më të madh në botë”
“Jo skuadra më e mirë në botë, klubi më i madh në botë. Gjashtë fitore në Champions League në dhjetë vitet e fundit, është një spektakël. Para ndeshjes në këtë rast gjithçka duket e pabalancuar, por qëndron dhe fakti se ndonjëherë të vegjlit mund të mposhtin të mëdhenjtë” – tha ai.
(J.S/)