Romeo dhe Elvana zbulojnë prapaskenat e xhirimeve të serialit “Tenxherja Kapakun”

Romeo Veshaj dhe Elvana Gjata po vijojnë xhirimet për serialin “Tenxherja Kapakun”i cili do të nisë të transmetohet në ekranin e Top Channel nga e shtuna e datës 5 Tetor.

Në një intervistë për programin “Ftesë në 5” ata treguan përshtypjet e tyre nga seriali duke ndarë edhe eksperiencën e xhirimeve me orë të gjata.

“Bela është një personazh që unë e dua shumë. Është shumë lozonjare, plot jetë. Është një pikë shumë e fortë e këtij seriali. Jam shumë i sigurt që ky serial do i mbërthejë shqiptarët përballë ekranit. Romeo është një aktor profesionist dhe shumë punëtor”, shprehet Elvana.

Romeo nga ana tjetër, thotë se në këtë serial do ta gjejnë veten shumë çifte, për nga mënyra si trajtohet marrëdhënia mes dy personazheve kryesore, shkruan Vip Magazine.

“Elvana është një super artiste. Është edhe një aktore fantastike komedie. Te ky serial keni për të qeshur shumë. Kanë për të gjetur veten të gjithë çiftet. Mendoj që është një nga produksionet më të arrira. Është fat që unë jam këtu dhe po punoj me këta njerëz për këtë projekt”, tha Romeo Veshaj.

Romeo dhe Elvana zbulojnë prapaskenat e xhirimeve të serialit “Tenxherja Kapakun”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook