Aksident i 3-fishtë në Parkun “Rinia” në Korçë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në parkun “Rinia” në Korçë, raporton për Arena e Lajmit gazetarja Lorena Kodra.

Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.

Duhet thënë se zona e parkut është një nga zonat më të frekuentuara në çdo orë të ditës dhe në momentin e aksidentit kanë qënë të pranishëm shumë persona, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë mjetet kanë devijuar në një rrugë dytësore pasi aktualisht rruga e parkut është bllokuar nga aksidenti.

Arena e Lajmit

Aksident i 3-fishtë në Parkun “Rinia” në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook