Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shtetasin… (FOTO)

Ngacmoi seksualisht të miturën, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin S.T

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq, shtetasin S.T., për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’.

Në kuadër të hetimeve të realizuara për procedimin penal nr.655 datë 29.10.2022, pas kallëzimit të shtetases E.Ll, se shtetasi në fjalë ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur, Prokuroria në bashkëpunim me policinë gjyqësore, kryen një hetim të plotë të rastit duke arritur të provojnë se shtetasi S.T ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a pg.2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të këtij procedimi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë apo dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Afaswvg
Afaswvg

 

Arena e Lajmit

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shtetasin… (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook