“Aston Villa si Leverkuseni”, Kompany vlerëson anglezët: Për Kane do të vendosim para ndeshjes

Një tjetër sfidë interesante do të jetë edhe ajo që do luhet në Angli, mes Aston Villës dhe Bayernit të Mynihut. Bavarezët vijnë pas barazimit në Allianz Arena, ndaj Leverkusenit, ndërsa në Champions, ishin skuadra që bëri më mirë në raundin e parë, teksa fituan 9-2 ndaj Dinamos së Zagrebit. Përpara kësaj sfide foli në konferencë për shtyp edhe tekniku Vincent Kompany.

“Aston Villa është një skuadër shunë e mirë. Ata mezi po e presin një ndeshje Championsi në shtëpi. Ata e merituan të jenë këtu ku janë sot. Por ne jemi Bayerni dhe jemi mësua të luajmë në netë të tilla si këto. Duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse janë një skuadër kompakte. Mund të t’ju them se ata ngjasojnë në stilin e lojës me Leverkusenin, ndaj këto ditë unë i kam përgatitur djemtë në stërvitje njëkohësisht për të dyja ndeshjet”, theksou tekniki i bavarezëve.

Në fund dy fjalë edhe për aktivizimin në këtë ndeshje të sulmuesit anglez Harry Kane: Harry është stërvitur sot me ne, megjithatë do të vendosim vetëm pak përpara ndeshjes nëse mund të luaj si titullar apo jo, përfundoi tekniku i Bayern Munchen.

Arena e Lajmit

“Aston Villa si Leverkuseni”, Kompany vlerëson anglezët: Për Kane do të vendosim para ndeshjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook