Dezinformimi si kërcënim për ndikimin e politikës, ministri Vengu: Palë të treta përpiqen të theksojnë ndasi mes vendeve të BE. Ja çfarë ndodh me Shqipërinë

Në Komisionin e Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, u mbajt seancë dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Ministri Vengu u shpreh se palë të treta përpiqen në vijimësi të evidentojnë ndasitë mes vendeve të BE, ndërsa theksoi se vendi ynë është imun në këtë aspekt.

Ai theksoi se është shumë e lehtë në këtë botë ku jetojmë, që një vend që dëshiron të ndikojë në mënyrën se si një lajm lexohet, të punësojë një “ushtri” online e të ndikojë, por se është lehtësisht e evidentueshme.

“Në aspektin e kërcënimeve që vlerësojmë, elementë të posaçme përbëjnë edhe mënyra se si vendimmarrësit mund të jenë të ekspozuar ndaj elementëve dezinformues, qoftë për t’i shantazhuar apo për të influencuar vendimmarrjen e tyre. Në një botë infokratike ku informacioni mbretëron çdo gjë, kushton relativisht lirë që një grup individësh të pajiset me një armatë trollsash online e të përpiqen të influencojnë leximin e një lajmi. E kemi parë në rastin e sulmin në Banjskë së fundmi.
E lehtë për ne të identifikojnë këto grupime dhe bashkë me partnerët të identifikojmë burimin e tyre.
Relativisht e thjeshtë që për një aktor që përpiqet të krijojë ndasi në opinionin publik, të marrë me qira disa dhjetëra mijëra trollse dhe bote online e të influencojë leximin e një gjëje të caktuar. Ky është realiteti ku jetojmë.
Ka disa vende të BE ku elitat janë të ndara dhe përpjekjet e palëve të treta për të thelluar këto ndasi, për të reaguar se ka përçarje e jo unitet, si psh për Ukrainën, është në dobi të aktorëve të tretë.
Duhet të themi se avantazhi i Shqipërisë është pikërisht këtu, pasi mendojmë se mjedisi socio-ekonomik kulturor dhe ekonomik, për disa çështje është më imun krahasim me disa vende të tjera, edhe në rajon”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Dezinformimi si kërcënim për ndikimin e politikës, ministri Vengu: Palë të treta përpiqen të theksojnë ndasi mes vendeve të BE. Ja çfarë ndodh me Shqipërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook