GJERMANI
Këngëtarja shqiptare, Loredana, prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi.
Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.
Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” krahas mamasë së partnerit. Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.
Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve. ‘’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana pasi Adayemi shënoi në fushë.