“Të kultivojmë dijen”/ Spiropali bashkëbisedim me nxënës të shkollës “Kosova”: Punishtja e Demokracisë nxit aktivizmin qytetar

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, mbajti sot një bashkëbisedim me nxënës të shkollës “Kosova” të Tiranës në Punishten e Demokracisë së Kuvendit. Bashkëbisedimi u përqendrua rreth çështjeve të demokracisë, qytetarisë aktive, dhe funksioneve të Kuvendit të Shqipërisë.

“Punishtja e Demokracisë” është një program i Kuvendit të Shqipërisë, dedikuar fëmijëve i cili synon të promovojë vlerat dhe parimet e qeverisjes demokratike përmes aktiviteteve dhe informacionit të përshtatshëm për moshën e tyre.

Shërbimi i Edukimit Qytetar në Kuvendin e Shqipërisë, ofron mundësi dhe programe të përgatitura me kujdes për grupmosha të ndryshme, me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes aktive si dhe angazhimin e fëmijëve dhe të rinjve, duke i fuqizuar ata të diskutojnë dhe pyesin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Kuvendi i Shqipërisë me këto programe kërkon të edukojë përmes debateve dhe bisedave konstruktive, të zhvillojë ndjenjën e aktivizmit, të nxisë llogaridhënien si dhe të informojë nxënësit dhe të rinjtë mbi historikun, funksionet e Kuvendit dhe veprimtarinë parlamentare për grupmosha të ndryshme.

Në dy vitet e fundit, interesimi dhe pjesëmarrja e nxënësve dhe të rinjve në këto programe është rritur ndjeshëm, rreth 12.588 vizitorë dhe pjesëmarrës aktivë të grupmoshave të ndryshme.

Arena e Lajmit

“Të kultivojmë dijen”/ Spiropali bashkëbisedim me nxënës të shkollës “Kosova”: Punishtja e Demokracisë nxit aktivizmin qytetar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook