Israeli mund të ketë fatin e Rusisë? Federata palestineze me kërkesë zyrtare FIFA-s, për përjashtimin e kombëtares izraelite

Israeli mund të ketë fatin e Rusisë në futboll. Është kjo teza më e fundit, që pritet të shqyrtohet në Këshillin e FIFA-s në mbledhjen e ardhshme. Federata Palestinese e futbollit duket se ka paraqitur për herë të dytë kërkesën drejtuar institucionit më të lartë të futbollit, për përjashtimin e Izraelit nga çdo kompeticion.

Më herët në muajin mars, Shoqata e Futbollit të Palestinës bëri thirrje për një votim në kongresin e FIFA-s, të mbajtur në maj, për të pezulluar Izraelin për luftën në Gaza. Gjithçka rrjedh nga sulmi i Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, ku 1200 njerëz humbën jetën, me 251 persona të marrë peng. Vendimi, sipas Gianni Infantino, i takon Këshillit të FIFA-s, i cili është edhe organi kryesor vendimmarrës i organizatës që drejton botën e futbollit.

Për takimin e së enjtes – raporton BBC Sport – në rendin e ditës është një “propozim i paraqitur nga Shoqata e Futbollit të Palestinës në kongresin e 74-të të FIFA-s”. Palestinezët besojnë se federata izraelite ka kryer “shkelje të rregulloreve të FIFA-s” dhe po bën thirrje për sanksione kundër “skuadrave kombëtare dhe klubeve” të vendit. Përgjigja nga Shino Moshe Zuares, presidenti i IFF (Israel Football Associated) nuk vonoi: “Ne jemi përballur me një përpjekje cinike politike dhe armiqësore nga shoqata palestineze për të dëmtuar futbollin izraelit”.

Ndërkohë, kombëtarja izraelite po luan ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve në Hungari në një fushë neutrale, ndërsa një ndeshje jashtë fushe kundër Belgjikës muajin e kaluar u zhvendos për shkak të shqetësimeve sa i takon çështjeve të sigurisë. Megjithatë, ekziston një plan për të pritur Francën dhe për të luajtur në Itali për ndeshjet e ardhshëm të tetorit. Një vendim i këshillit të FIFA-s është më i nevojshëm se kurrë në këto momente.

Arena e Lajmit

Israeli mund të ketë fatin e Rusisë? Federata palestineze me kërkesë zyrtare FIFA-s, për përjashtimin e kombëtares izraelite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook