Regjisori i filmit “Prokurori” zbulon prapaskenat e xhirimeve në Shqipëri: Danny Glover u largua duke qarë!

Fatmir Doga, regjisori i filmit “Prokurori” që do të shfaqet në rrjetin e kinemave “Cineplex” nga data 10 tetor, ka treguar përshtypjet nga xhirimet e serialit në Shqipëri. Në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai shprehet se vetë natyra dhe historia e shqiptarëve është shumë kinematografike!

“Ne shqiptarët, qoftë dashurinë, qoftë urrejtjen e kemi në ekstrem. Jemi shumë emocionalë. Nuk e di nëse mund të ketë një popull në botë që ka kaq shumë histori sa ne! Dhe kjo është shumë kinematografike. Gjithë këto ngjarje janë skalitur te ADN-ja jonë”, u shpreh Fatmir Doga.

Xhirimet e filmit në Shqipëri janë bërë me pjesëmarrjen e veçantë të aktorit hollywoodian, Danny Glover, i cili luan rolin e ambasadorit amerikan. Doga shprehet se Glover është larguar nga Shqipëria me përshtypjet më të mira.

“Ai erdhi këtu shumë skeptik, pasi nuk dinte shumë, nuk dinte asgjë. Di të them këtë që në aeroport ka ikur duke qarë. U ndje shumë mirë. Edhe tha: Këtë dashuri vetëm mamaja ime ma ka dhënë”, tha ai Fatmir Doga.

Episodi i parë i serialit vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.

Regjisori i filmit “Prokurori” zbulon prapaskenat e xhirimeve në Shqipëri: Danny Glover u largua duke qarë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook