“Player of the match”, Edon Zhegrova u vlerësua si “lojtari i ndeshjes” kundër Real Madrid, me futbollistin dardan që la në hije yje të futbollit botëror si Vinicius jr, Bellingham apo Mbappe. Zhegrova ishte i papërmbajtshëm në këtë takim duke dhuruar Lille një trepikësh historik. Me trofeun e lojtarit më të mirë në duar, Zhegrova u shfaq i përmbajtshëm duke mos u ndalur tek arritja e tij personale, por te rëndësia që kishte sukses për ekipin e tij:
“Mendoj se diferencën e bëri shpirti i ekipit. Të gjithë dhanë gjithçka, në çdo pozicion. Trajneri na e kërkoi këtë, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë një ekipi të madh si Real Madrid. Ne duhet të vazhdojmë kështu, me të njëjtin mentalitet, me të njëjtin shpirt. Shpresoj që të shkojmë sa më larg, por e dimë që Champions League është një vitrine e madhe me klube të mëdhenj, por ne do të përpiqemi të fitojmë edhe ndeshjen e radhës”, u shpreh Zhegrova.
Nuk e fshehu zhgënjimin e tij të madh për këtë humbje Carlo Ancelotti: Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që ata e merituan, luajtën më mirë. Ne hasëm shumë vështirësi të futeshim në lojë. Krijuam raste vetëm në fund me topa të gjatë. Ekipi nuk ishte mirë, asgjë nuk funksioni, por ne duhet të mësojmë nga kjo humbje, Shpesh edhe humbjet mund të jenë të vlefshme. Sezoni është akoma i gjatë, duhet të përmirësojmë, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp.
()