Aksidenti me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë/ Shkak i përplasjes dyshohen punimet e firmës ndërtuese, kishte plasur asfalti dhe…

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë.

Një automjet i tipit “Volksëwagen” është përplasur me mjetin tip “Audi”, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një nga drejtuesit.

Burime për bëjnë me dije se se dyshohet që shkak i aksidentit të jenë punimet që po kryhen nga firma Gener 2, për rikonstruksionin e kësaj rruge e cila ka shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.

Konkretisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti po asfaltohet një pjese e një korsie e cila ka pësuar ulje e dëmtime që pa u hapur akoma.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksidenti me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë/ Shkak i përplasjes dyshohen punimet e firmës ndërtuese, kishte plasur asfalti dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook