“Autorët vëzhguan taksistin”/ Detaje të reja nga grabitja në Tiranë, paratë i takonin një tjetër personi…

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me grabitjen e një taksisti në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se autorët dyshohet se kanë pasur dijeni se taksisti do merrte para nga një pikë exchange dhe do i dërgonte ato tek një bankë e nivelit të dytë. Policia ka arritur në këtë përfundim, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Mësohet se paratë që taksisti po transportonte nga pika e exchange drejt bankës së nivelit të dytë i takojnë një personi tjetër. Policia ka identifikuar këtë person dhe po e merr në pyetje. Vijon puna për të identifikuar autorët e grabitjes.

Igli Celmeta: Duket se autorët kanë pasur dijeni për transportimin e parave. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat. Dy personat kanë vëzhguar taksistin dhe kur ai ka qenë duke ecur, ata kanë thyer xhamin e pasmë të mjetit. Dy autorët kanë qenë me motor. Dyshohet se është vjedhur një sasi e konsiderueshme parash, që do të çoheshin nga një pikë exchange tek një bankë e nivelit të dytë. Taksisti po merret në pyetje nga policia. Paratë i takojnë një personi tjetër, që gjithashtu po merret në pyetje. Autorët e kanë ruajtur taksistin dhe kanë kryer grabitjen, kur taksia ka qenë në trafik.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Autorët vëzhguan taksistin”/ Detaje të reja nga grabitja në Tiranë, paratë i takonin një tjetër personi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook