Reshje të shumta shiu në Tiranë. Si pasojë ka një rritje të nivelit të lumit të Lanës, si dhe prani të lartë të ujit në disa nga akset rrugore.
Gazetari i News24, Ergys Gjençaj, bëri të ditur se ka një trafik të rënduar të qarkullimit të mjeteve. Gjençaj tha se problematike situata paraqitet në zonën e Unazës pranë shkollës Vasil Shanto, ndërkohë që kjo situatë vijon edhe përgjatë segmenteve të tjera, në të dy anët e rrugës.
Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur gjithashtu rrugë të bllokuara në zonën e Don Boskos, rrugën e Dibrës, etj.
Ndërkohë ekipet e emergjencave të Bashkisë së Tiranës janë angazhuar në terren për të zhbllokuar rrugët nga uji.