Flet trajneri i Vllaznisë: Luajmë të fokusuar, kam shumë alternativa

Vllaznia sfidon nesër në orën 19:00 me Elbasanin në “Elbasan Arena”. Trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç, ka folur para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp.

“E kemi përgatitur ekipin për këtë ndeshje mjaft mirë. Kemi lënë pas ndeshjen e kaluar. E kemi analizuar dhe eksperienca na dhënë disa mësime, që herën tjetër bëjmë më mirë.

Është pjesë e futbollit që duhet të jemi të përqendruar gjatë 90-minutave, pasi futbolli është i paparashikueshëm.

Jemi ekip i fortë, por nuk duhet t’i lejojmë kundërshtarit këto mundësi. Ajo nuk mund të ndodhë më herë të tjera.

11 me 11 është ndryshe. Unë e di si e kam përgatitur ekipin tim, por kur je me 1 lojtar më pak nuk mund ta përballosh gjithë kohës.

Nuk është se kemi zgjidhje më për numrin 6. Kemi Krymin, Qaton dhe sigurisht disa djem të rinj po nuk duam t’i vendosim në presion. Mund dhe të luajnë nesër.

Kahrimanoviç mund të jetë opsion për ta nisur nga fillimi. Ka bërë stërvitje mirë, është gati psikologjikisht. E kemi afruar për të qenë i rëndësishëm dhe në ndeshjen ndaj Elbasanit, mund të jetë një futbollist kryesor për ne dhe shpresoj që të na japin diçka mbrapa.

Po jetojmë për këto ndeshje. Dy skuadra me traditë. Do të jetë sfidë e bukur, po nesër shkojmë vetëm për të marrë pikë”, u shpreh fillimisht Brdariç.

I kënaqur me barazimin? “Le ta shohim çfarë do të ndodhë gjatë 90-minutave. Kryesorja të vazhdojmë me atë lojë që kemi bërë, sidomos ndeshjeve të fundit. E rëndësishme të jemi ekip sa më i vështirë për kundërshtarin”.

2 tifogrupet bashkë. “Është një shenjë e mirë. I takon futbollit të ketë atmosferë të mirë. Të festojmë të gjithë bashkë një futboll të bukur përgjatë 90 minutave. Ne kujdesemi për fushën, fansat për atë që ndodh jashtë”.

Dodaj i vetmi i grumbullar. “I uroj atij sa më shumë minuta si nesër dhe me Kombëtaren. Gjë e mirë se tregon arritjet tona”.

Delaj dhe Doda bashkë. “Nuk ka lidhje. Njëherë mund të jenë të dy. Me Skënderbeun ndodhi që mund të ndryshojmë. Herën e kaluar e zëvendësuam pas pak minutave për arsye taktike. Lojtarët e rinj përgatiten për të qenë sa më profesionistë dhe për të dhënë rezultate në kohë”.

Arena e Lajmit

Flet trajneri i Vllaznisë: Luajmë të fokusuar, kam shumë alternativa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook