Të shtunën u luajtën dy ndeshje të vlefshme për elitën e futbollit shqiptar. Pas 3 barazimeve radhazi, Partizani mori 3 pikë në kampionat, teksa mposhti minimalisht 1-0 Bylisin. Në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave” vendosi një gol i Prekës, i realizuar në minutën e 71-të. Me këtë rezultat, të kuqtë janë në krye të klasifikimit me 15 pikë teksa në ndeshjen e radhës sfidojnë Elbasanin. Në krahun tjetër, ballshiotët e shohin veten në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë. Për të besuarit e Nevil Dedes, sfida e radhës është ndaj Skënderbeut.
Egnatia ia del në Korçë ndaj Skënderbeut. Kampionët në fuqi i falen golit të Vuthaj, i shënuar në minutën e 64-të. Me këtë sukses 0-1, rrogozhinasit pozicionohen në vendin e dytë, duke mbetur një skuadër pretendente për të fituar titullin. Korçarët kanë shumë punë përpara këtë sezon, aktualisht renditen në vendin e tetë me 7 pikë.
Të dielën luhen ndeshje të tjera të Superiores, si Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.
(J.S/)