“Tetori rozë”/ Meta: Kriminale që të sëmurëve me tumore iu fillohet terapia dhe më pas ndërpritet se s’ka barna

Kryetari i PL, Ilir Meta e quan shëndetësinë falas, një mashtrim të madh dhe të pabesë. Gjatë një konference për mediat nga selia e PL në kuadër të “Tetorit rozë”, Meta denoncoi se të sëmurëve me tumore iu fillohet terapia mjekësore për të luftuar sëmundjen dhe më pas ajo ndërpritet për shkak se, siç thotë ai, mungojnë ilaçet. Meta tha se është në rritje vit pas viti, numri i pacientëve me sëmundje tumorale në vend.

“Për fat të keq numri i pacientëve me sëmundjet tumorale është gjithnjë e në rritje, dhe shkaku i dytë i vdekjeve në vend, duke shkaktuar 16% të tyre, por çuditërisht në mënyrë skandaloze buxheti për Onkologjikun edhe pse rastet tumorale rriten, vjen duke u ulur, në raport me buxhetin e përgjithshëm. Janë mbi 6 mijë raste të reja me sëmundje tumorale që regjistrohen çdo vit në vend. Pesha në buxhet për trajtimin e sëmundjeve tumorale për vitin 2020 ishte 11.7% dhe në 2 vitet e tjera ra gati në 7.5%, pra në vend që të rritej, përkundrazi ajo pësoi një rënie të dukshme Nevojat për ilaçe në QSUT jane 4 herë më të larta se sa buxheti që miratohet për këtë qëllim. Mungojnë në mënyrë të vazhdueshme barnat antitumorale në Onkologji dhe në Onkopediatri, por edhe në sherbime te tjera. Është dramatik dhe kriminal fakti që të sëmurëve me tumore ju fillohet terapia dhe më pas ju ndërpritet për shkak të mungesës së barnave“, tha Meta.

Krue i PL foli edhe për skandalin e mjekëve të Onkologjikut duke e konsideruar atë si tregues se sistemi shëndetësor në vend është në ditët më të këqija.

“Tryeza e sotme mblidhet pak kohë pas ngjarjeve tronditëse te Spitali Onkologjik, që rikthyen në qendër të vëmendjes së opinionit publik problemet tepër të rënda të shëndetësisë, si pasojë e korrupsionit, e papërgjegjshmërisë dhe e keqadministrimit. Shëndetësia, si asnjë herë në historinë e saj, sot nuk ka më asnjë orientim as strategjik, as ekzekutiv, as legjislativ që t’i përgjigjet sfidave të përditshmërisë. “Shëndetësia falas” rezultoi një mashtrim i madh dhe i pabesë, aq sa thonë është falas deri sa hyn tek dera e spitalit, pastaj ndryshon situata. Pasojat e saj janë shkatërrimtare për sistemin dhe sidomos për shërbimin publik, por edhe për shëndetin e jetën e qytetarëve edhe këtë e tregoi më së miri skandali i fundit tek Onkologjiku”.

Kreu i PL apeloi nënat dhe gratë për kujdes dhe kontrolle të vazhdueshme për zbulimin e hershëm te kancerit te gjirit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të jetës.

“Është jetike për çdo grua dhe çdo nënë që të kujdeset për veten, duke bërë mamografinë, e cila shpëton jetë“, tha ai.

()

Arena e Lajmit

“Tetori rozë”/ Meta: Kriminale që të sëmurëve me tumore iu fillohet terapia dhe më pas ndërpritet se s’ka barna

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook