Teksa një ditë më parë thuajse i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, Vlora ishte qyteti i cili u përball më së shumti me përmbytje dhe thuajse një kolaps total pasi shumë banesa u përmbytën, dhjetëra qytetarë u desh të evakuoheshin dhe të kalonin natën jashtë shtëpive pasi këto të fundit u përmbytën.
Në një lidhje live, gazetari Enrik Mehmeti i cili ka shkuar pranë disa banesave të përmbytura foli edhe me një banor, shtëpia e së cilit ishte përfshirë nga uji dhe vet pronari i banesës shprehet se uji ka shkuar deri në 70 centimetër.
Qytetari shprehet se janë munduar të mbrojnë shtëpitë e tyre, por reshjet ishin shumë të dendura dhe uji arriti të futej në banesa.
Banori:
Dëmet janë të mëdha, të konsiderueshme çfarë të bëje ne brenda në shtëpinë uji ka shuar në 50 centimetra, u munduam t’i mbrojmë shtëpitë por ishte e pamundur.
()