Përmbytjet në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata

Dy ditë pas përmbytjeve në Vlorë që shkaktuar dëme të shumta materiale, situata në qytetin bregdetar po i rikthehet normalitetit.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “” se ujërat në rrugë janë tërhequr totalisht, teksa tashmë ka nisur shpërndarje e ndihmave për familjet e përmbytura dhe pritet dhe vlerësim i dëmeve në banesa dhe biznese.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha deklaroi se gjatë 24 orëve pas përmbytjeve, të gjitha strukturat e Bashkisë së Vlorës kanë punuar me përkushtim për t’u përballur me pasojat e reshjeve të dendura, duke përfshirë ekipet e pastrimit, shërbimet emergjente, si dhe mbështetjen nga Ministria e Mbrojtjes.

Dredha theksoi se në ditët në vijim, bashkia, së bashku me grupet e dedikuara, do të dalë në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për t’u siguruar që ata marrin mbështetjen financiare të nevojshme, për të rikthyer normalitetin në jetët e tyre.

Arena e Lajmit

Përmbytjet në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook