1-vjetori i sulmit terrorist të Hamasit në Izrael, reagon Spiropali: Dhimbe pa fund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali ka reaguar në 1-vjetorin e sulmit terrorist të Hamasit në Izrael.

Spiropali shprehet se të gjithë duhet të ndjejmë dhimbje pa fund për të vrarët dhe për pengjet. Ajo shprehet se duhet të kontribuojmë në një paqe të qëndrueshme.

“Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, por që duhet të përfundojë një orë e më herët.

Dhembje pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd!

Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën!”, shkruan Spiropali.

Arena e Lajmit

1-vjetori i sulmit terrorist të Hamasit në Izrael, reagon Spiropali: Dhimbe pa fund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook