Gjyqi i Premier League për Manchester Cityn, klubi fiton “betejën” e parë

Manchester City fiton “betejën” e parë me Premier League. Në vendimin e marrë së fundmi nga gjyqtarët e çështjes që ka të bëjë me mos-respektimin e Fair play Financiar nga “Qytetarët”, u bë e ditur se rregullat e reja që synojnë të parandalojnë klubet nga “fryrja” e marrëveshjeve me kompanitë e lidhura me pronarët e tyre, shkelin ligjin e konkurrencës, duke përmendur në veçanti dy marrëveshje që katër herë kampionët e Anglisë i kishin refuzuar nga Premier League.

Ky vendim me siguri do të sjellë shqetësime serioze në mesin e disa prej rivalëve të Cityt në Premier League, të cilët varen kryesisht nga huazimet, e që mund të çojë në ndryshimet e disa rregullave. Klubi nga Manchesteri tani ka situatën në favor dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkojë dëmshpërblim për prishje të imazhit.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Gjyqi i Premier League për Manchester Cityn, klubi fiton “betejën” e parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook