Koha mbaroi, Ten Hag në “rrezik” pas barazimit, “ngec” edhe Chelsea

Mbyllet me rrjeta të paprekura sfida e zhvilluar në Birmingham mes Aston Villës dhe Manchester United. Pavarësisht se sfida ishte e hapur me të dyja skuadrat që e kërkuan fitoren, në fund rezultati më i drejtë ishte barazimi. Dy barazime në dy ndeshjet e fundit për trajnerin e United, Erick Ten Haag, i cili kishte marrë nga klubi ultimatumin për përmirësimin e rezultateve dhe rikthimin e ekipit tek fitoret.

Me pauzën e kampionatit për shkak të nations League, pritet që në shtëpinë e “Djallit” të ketë zhvillime. Edhe tabloidët më prestigjozë në ishull flasin për rrezikun e shkarkimit të holandezit, pavarësisht këtij barazimi, Me Sport, The Mirror dhe Daily Express, që vendosin në shënjestër si përgjegjësin kryesor për  nisjen e dobët të sezonit, pikërish Ten Hagun.

Ndërkohë “ngec” edhe Çelsi, i cili pas një serie rezultatesh pozitive, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Stamford Bridge” përballë Nottingam Forrest. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Chris Wood, 4 minuta pas nisjes së pjesës së dytë. Barazimi për “blutë e Londrës” erdhi shumë shpejtë pasi pas vetëm 8 minutash ishte Madueke që realizoi për vendasit. Çelsi u mundua deri në fund të gjente avantazhin, por pavarësisht kartonit të kuq të Ward-Prose dhe 13 minutave shtesë të akorduara në fund, ata nuk i’a dolën.

Ndërkohë spektakolare ishte sfida mes Brighton dhe Totenham, me vendasit që marrin 3 pikë shumë të rëndësishme, duke përmbysur disavantazhin e miqve nga 0-2 në pjesën e parë, në 3-2. Golat e Jonson dhe Maddison nuk patën vlerë për “gjelat” e Londrës, pasi Minteh, Rutter dhe Welback në 18 minuta kthyen rezultatin, për një fitore spektakolare të bardhebluve.

Daily

Telegraph

Mirror

Arena e Lajmit

Koha mbaroi, Ten Hag në “rrezik” pas barazimit, “ngec” edhe Chelsea

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook