MINUTË PAS MINUTE/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, Noka, Bardhi dhe deputetët e PD dalin nga selia. Protestuesit bllokojnë qarkullimin, nis mosbindja civile

Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë të mbledhur nga disa drejtime. Protesta është paralajmëruar ndryshe nga herët e kaluara, pa fjalime por me aksione konkrete në terren. Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile. PD dhe partitë e saj aleate thirrën protestën kombëtare pas burgosjes së Ervin Salianjit. Opozita e konsideron drejtësinë të politizuar, ndërsa një nga kërkesat e forta të tyre mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Në këto momente mbështetësit e PD janë mbledhur në oborrin e selisë blu dhe më pas pritet që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë. Skenari më i përfolur i kësaj proteste është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës, duke paralizuar qarkullimin.

Zhvillimet minutë pas minute nga protesta 

Ora 18.37 Deputetët e PD dalin nga e PD dhe nisen drejt Kryeministrisë

Ora 18.30 Opozita nis mosbindjen civile, protestuesit bllokojnë automjetet, paralizohet qarkullimi pranë Bashkisë së Tiranës
Protestuesit e opozitës kanë bllokuar rrugën nga Ministria e Brendshme drejt Bashkisë së Tiranës. Pati përplasje edhe mes protestuesve e drejtuesve të automjeteve. Policia ka ndërhyrë duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Ora 18.15 Të rinjtë e FRPD, të parët që marshojnë drejt Kryeministrisë
Mbështetës të opozitës të mbledhur në oborrin e selisë së PD-së janë nisur drejt Kryeministrisë, atje ku në rreshtin e parë të rrethimit policor janë vendosur policë me skafandra dhe kokore, duke zhvendosur në këtë mënyrë efektivët e rendit. Turma e mbështetësve udhëhiqet nga të rinjtë e FRPD-së, anëtarët e Kryesisë së PD, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të opozitës. Ata mbajnë në duar një pankartë ku është stampuar një foto e kryeministrit Edi Rama dhe shkruhet në gjuhën angleze: Mafia = Bëje Shqipërinë të lirë përsëri.

Whatsapp Image 2024 10 07 At 18.23.09
Whatsapp Image 2024 10 07 At 18.23.09

Ora 18.10 Protestuesit ende te selia e PD, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

Ora 18.03 Shënohet akti i parë i mosbindjes civile, i vihet flaka një gome përballë Presidencës
Një gome automjeti i është vënë flaka përballë Presidencës. Policia ka ndërhyrë me fikëset e zjarrit. Mësohet se goma është djegur nga një protestues i opozitës.

Whatsapp Image 2024 10 07 At 18.06.51
Whatsapp Image 2024 10 07 At 18.06.51

Ora 17.50 Dule dhe Ndoka në selinë e PD
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i partisë PBDNJ dhe Nard Ndoka i Partisë Demokristiane i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia demokratike. Dule e Ndoka shihen ndërsa futen në selinë e PD para se të nisen drejt kryeministrisë.

Ora 17:48 Simpatizantët e PD mblidhen në oborrin e selisë blu
Mbështetës të opozitës janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, në pritje të marshimit drejt godinës së Kryeministrisë.

Ora 17:30 Policia “blindon” ndërtesat qeveritare
Forcat e Policisë kanë rrethuar godinat kryesore qeveritare, por edhe selinë e Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Në zonat pas godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme janë pozicionuar efektivë të trupave të FNSH si dhe autobotet me ujë. Gjithashtu në oborrin e Parlamentit janë stacionuar forca të shumta policore.

Ora 17.20 “Pakti për vdekjen e Universitetit”/ Një grup studentësh të parët që nisin marshimin e protestës
Para godinës së Kryeministrisë janë mbledhur protestuesit e parë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Të rinj nga universiteti po protestojnë me një pankartë në të cilën shkruhet ‘Pakti për vdekjen e Universitetit’.

Whatsapp Image 2024 10 07 At 17.25.15
Whatsapp Image 2024 10 07 At 17.25.15
Whatsapp Image 2024 10 07 At 17.25.16
Whatsapp Image 2024 10 07 At 17.25.16

LIVE – Protesta e opozitës

()

Arena e Lajmit

MINUTË PAS MINUTE/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, Noka, Bardhi dhe deputetët e PD dalin nga selia. Protestuesit bllokojnë qarkullimin, nis mosbindja civile

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook