Moise Kean nuk do të jetë pjesë e Italisë për ndeshjet e Nations League ndaj Belgjikës dhe Izraelit. Sulmuesi ka pësuar dëmtim dhe trajneri Spalleti, në këto kushte, s’do të llogarisë në shërbimet e tij. Në vend të Kean, te Azurrët është ftuar Lorenzo Lucca, lojtar i cili aktivizohet te Udinese.
Moise Kean ka luajtur 17 ndeshje me përfaqësuesen italiane, ku ka shënuar 5 gola. Gjithashtu, ai ka ka qenë edhe pjesë e skuadrave zinxhirë U15, U16, U17, U20 dhe U21.
🚨 Moise Kean has left the camp and returned to Fiorentina to undergo treatment of a knock #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/DrDqpbNCbF
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) October 7, 2024
(J.S/)