Pak minuta para protestës, çfarë po ndodh në Tiranë? Gazetari i News24 tregon detajet, ja ku janë pozicionuar trupat e FNSH

Gazetari i News24, Igli Çelmeta në një komunikim të drejtpërdrejtë me rubrikën Opinion në Neës24, pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, tha se te Ministria e Brendshme, rreth orës 17:00 janë dislokuar 8 furgonë të FNSH-së.

Çelmeta tha se Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje të gjitha institucionet kryesore.

“Furgonët me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe një autobut me ujë, janë vendosur në pjesën e pasme të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka vendosur një kordon edhe te Bashkia e Tiranës”, tha Çelmeta.

Ai tha se pjesa më e madhe e trupës policore është vendosur te godina e Kryeministrisë. Çelmeta tha se në ndihmë të Policisë së Tiranës kanë ardhur edhe forca të Shqiponjave dhe FNSH nga rrethet.

Arena e Lajmit

Pak minuta para protestës, çfarë po ndodh në Tiranë? Gazetari i News24 tregon detajet, ja ku janë pozicionuar trupat e FNSH

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook