Zhduket prej 5 ditësh i riu në Vlorë, familjarët kërkojnë ndihmë: “Nuk ishte problematik”. Telefonata e çuditshme në emision: Më kërkuan borxh në emrin e tij

Një rast urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24. I riu nga Vlora, Dhimo Dhimaj ka humbur kontaktet me familjen mëngjesin e datës 2 tetor dhe që prej 5 ditësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Kushëriri i tij i parë ka ngritur alarmin për zhdukjen e 31-vjeçarit, teksa shprehet se Dhimo punonte kamerier te një lokal i njohur në Vlorë.

“Ai nuk është një njeri problematik. Është punëtor, i qetë dhe shumë i sjellshëm”, tha kushëriri i të riut. Ai kërkon ndihmë dhe apelon se kushdo që ka një informacion apo e sheh diku të njoftojë familjen.

Ndërkohë në emision ka ardhur telefonata e një personi nga Vlora, i cili tha se një person i identifikuar si Armand, i ka kërkuar para borxh në emër të 31-vjeçarit.

“Një Armand më ka kërkuar 1 mln lekë borxh në emër të Dhimos”, tha telefonuesi, por familjarët deklaruan se nuk e njihnin dhe nuk kishin dëgjuar kurrë për të.

Arena e Lajmit

Zhduket prej 5 ditësh i riu në Vlorë, familjarët kërkojnë ndihmë: “Nuk ishte problematik”. Telefonata e çuditshme në emision: Më kërkuan borxh në emrin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook