“Ambasadorët nuk informojnë vendet e tyre”, Vokshi rrëfen historinë me një diplomat që…

Deputetja demokrate Albana Vokshi në emisionin “Open” në News24 ka ngritur akuza ndaj ambasadorëve të akredituar në Tiranë se nuk informojnë kancelaritë apo vendet që përfaqësojnë.

Vokshi tha se nuk është në dijeni të thotë nëse ambasadorët blihen apo jo, kanë interesa ose jo, por nga një rast është në dijeni që ai e trajtonte Shqipërinë si fushë me lule.

“Në Shqipëri do të vinte një mikesha ime, ambasadori që e priti është miku i Taulant Ballës.

Ambasadori i tha deputetes së vendit të tij, që Shqipëria ishte fushë me lule, ndërsa ajo ia bëri të ditur që do të takohej me mua, dhe që kishte një tjetër panoramë për Shqipërinë.

Pas presionit, ambasadori i tha se ne shohim ca kulla që ngrihen në Tiranë, që ne e dimë që nuk janë me burime të pastra, por ne nuk i kemi thënë”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate nuk pranoi të bënte publik emrin e ambasadorit, por tha se ai ishte mik i Taulant Ballës.

Arena e Lajmit

“Ambasadorët nuk informojnë vendet e tyre”, Vokshi rrëfen historinë me një diplomat që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook